Insinje i bashkohet Torontos në…
Loreno Insinje do të luajë muajt e fundit me fanellën e Napolit dhe nga 1 korriku do të transferohet në Kanada dhe do të bëhet lojtar i Torontos.
Për sulmuesi 31 vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2027 me vlerë tetë milionë euro neto plus bonuse në sezon.
Klubi i ‘Canadian Championship’ ka shpallur zyrtarisht akordin me kapitenin e Napolit pasi e kishte parashikuar në kanalet e tij sociale, duke publikuar në Twitter një video me golin e shënuar nga Insinje ndaj Belgjikës në Euro 2020.
Ndërkohë kanë ardhur fjalët e para të bomberit italian pas firmës:
“Përshëndetje, unë jam Lorenco Insinje dhe përshëndes të gjithë tifozët e Torontos. Jam shumë i lumtur për aventurën e re, falenderoj klubin dhe shihemi në korrik. Të gjithë për një!”/Sportiim.al/