Insinje i bashkohet Torontos në…

Loreno Insinje do të luajë muajt e fundit me fanellën e Napolit dhe nga 1 korriku do të transferohet në Kanada dhe do të bëhet lojtar i Torontos.

Për sulmuesi 31 vjeçar ka një kontratë deri në vitin 2027 me vlerë tetë milionë euro neto plus bonuse në sezon.

Klubi i ‘Canadian Championship’ ka shpallur zyrtarisht akordin me kapitenin e Napolit pasi e kishte parashikuar në kanalet e tij sociale, duke publikuar në Twitter një video me golin e shënuar nga Insinje ndaj Belgjikës në Euro 2020.

Ndërkohë kanë ardhur fjalët e para të bomberit italian pas firmës:

Përshëndetje, unë jam Lorenco Insinje dhe përshëndes të gjithë tifozët e Torontos. Jam shumë i lumtur për aventurën e re, falenderoj klubin dhe shihemi në korrik. Të gjithë për një!”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!