Pejiç vëzhgon Laçin: Janë të fortë

Për të parë rivalin e javës së 12-të, drejtori sportiv i Kukësit Pero Pejiç dhe ndihmës trajneri Di Late, ndoqën sfidën Laçi- Dinamo.

Kukësi në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, priti si vendas në Laç, Egnatian (2-0) ndërsa të shtunën shpartalloi në Kamëz, Kastriotin 1-6. E radhës për skuadrën më në formë të momentit do të jetë pikërisht ndaj një skuadre mjaft të fortë si Laçi.

Bardhezinjtë të premten, ‘keqtrajtuan’ Dinamon 5-0 duke dëshmuar se edhe formacioni i Mirel Josës po kalon formë optimale.

Sakaq, për të parë rivalin e javës së 12-të drejtori sportiv i Kukësit Pero Pejiç i shoqëruar nga ndihmës trajneri i Longos, Mateo Di Late, e ndoqi sfidën Laçi- Dinamo në tribunën e impiantit kurbinas.

“Po -tha kroati- jam këtu për të vëzhguar kundërshtarin e javës së 12-të. Laçi ka një skuadër të fortë ndaj na duhet pak më shumë informacion”- tha ndër të tjera ish sulmuesi i famshëm i disa skuadrave shqiptare.

Ndërkaq, Kukësi- Laçi do të luhet në ‘Air Albania Stadium’ të enjten në 13:45. Një takim mes dy skuadrave rivale e në formë optimale sportive. Te verilindorët grupi i plotë, rikthehet pas dëmtimit spanjolli De Lukas.

Java e 12-të:

E martë:

16:45 Tirana-Kastrioti (Air Albania Stadium)

16:45 Dinamo-Teuta (Elbasan Arena)

E mërkurë:

16.45 Skënderbeu- Egnatia

16:45 Vllaznia- Partizani

E enjte:

13:45 Kukësi- Laçi (Air Albania Stadium’) /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!