Erzeni rikthehet në shtëpi, Bylis provë në Pukë
Erga Kenga
Kategoria e Parë sot me javën e 12-të të saj. Në fushë 14 skuadra për 7 duele. Vora- Burreli spostohet nesër në ‘Internacional’, Pezë-Helmës. Aty ku matjanët do të kenë në timon trajnerin e ri Alert Alcani. Orari i njëjtë, të gjitha takimet në 13:30.
Bylis kryesues me një transfertë të vështirë. Ballshiotët do të vizitojnë Pukën teksa në ‘Ismail Xhemali’ do përballën me skuadrën e Tërbunit.
Ndërkohë në ‘Tofik Jashari’ përpos ndeshjes Erzeni- Lushnja, pritet të ketë dhe “festë”paraprake. Impianti në Shijak pas ndërhyrjes paraprake sot rikthehet i rikonstruktuar.
Duele të nxehta parashikohen dhe në Fier, Berat e Sarandë.
Ndeshjet e javës së 12-të, Kategoria e Parë:
13:30
Apolonia-Korabi
Shkumbini- Pogradeci
Maliqi- Turbina (në Bilisht)
Tomori- Besëlidhja
Tërbuni- Bylis
Butrinti- Besa
Erzeni-Lushnja
Nesër:
Vora- Burreli (në Pezë)