Pankina/ Alcani zyrtarisht te Burreli

Agron Malaj, kreu i Bashkisë Burrel, i beson stolin e skuadrës teknikut lezhjan.
Skuadra e Burrelit emëron trajnerin e ri. Ai është një emër i njohur dhe kthehet për herë të dytë te matjanët. Lezhjani Alert Alcani lë punen te Tërbuni si ndihmës i Beqirit dhe merr pankinën e lënë bosh nga Patushi.
Në fakt, Burreli e nisi si pretendent këtë sezon por pritshmëritë nuk u realizuan teksa pas 11 javësh renditen në vendin e 8 në kuotën e 13 pikëve.
Një fillim sezoni me mjaft luhatje. Matjanët nuk pajtohen kurrsesi me këtë ecuri dhe drejtuesit zgjodhën njohjen e vjetër për ti besuar vijimësinë e skuadrës në Kategori të Parë. Alcani me startin e radhës për të rikthyer në shina skuadrën veriore.