VAR bëhët për ‘karton të verdhë’ në dy javë…

Tri ndeshje të javës së dytë të Abissnet Superiore tri barazime me të njëjtin rezultat 1-1. Tri ndeshje dhe protagonizimi që kalon te “VAR” me risinë absolute të ndikimit të teknologjisë për të përmirësuar gjykimet. U pa javën e parë ndërsa ndërhyrjet u “kapërdinë” pa shumë zhurmë.

Ndërkohë dje dhe sot ky ‘VAR’-i sikur mori arratinë dhe në dukje po tjetërson ‘Abissnet Superiore’. Ndëhyrje pa vend te goli i barazimit te Dinamo- Laçi, apo sot te Skënderbeu- Partizani e sidomos te Vllaznia- Teuta, shpesh në dukje me vendime të gabuara…e të vonuara.

Por jo vetëm kaq. Teknologjia po nxjerr sheshit arbitrat elitarë me gabime të shumta, kontestime dhe me ndjesinë e të paaftëve për të riparë ekranin.

Pa folur më pas për tensionin te klubet, tifozët. Ata që dinë ta shohin edhe vetë VAR-in. Rreziku i dështimit të këtij procesi të ri në futbollin e Shqipërisë, nuk mund të quhet asnjëherë një mision i pamundur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!