Kampionët e “rrënuar”

Pse kampionët ngopën shpejt?

Sindroma e shpërbërjes po troket dendur në dyert e skuadrave kampione në Kategorinë Superiore. Duket një simptomë me efekt domino…Vështroni një çast tri edicionet e fundit.

2018-19: Kampion Partizani.

Në start të sezonit pasardhës ikën trajneri Skënder Gega dhe disa futbollistë cilësorë. Skuadra dorzon titullin e vuan strategjinë e gabuar. Këtë periudhë post pjesëmarrjes në Conference League larguar 90% e titullarëve.

2019-20: Kampion Tirana.

E nis me trajnerin kampion Emanuel Egbo (largohet javët e para) por rrugës ka firo dhe shumë lojtarë cilësorë shitën, largohen, anashkalohen, keqmenaxhohen. Viti pasardhës i gjën kryeqytetasit bardheblu pa trofe e Europë. Për t’u parë ribërja aktuale por një vit i çuar dëm nga skuadra më e titulluar në vend.

2020-21 Kampion Teuta.

Durrsakët e kishin skuadrën për të pretenduar ruajtjen e fronit të kampionit të dytë në histori. Përkundër profecisë së materialit mund ta bëjnë ende por kur sheh listën e largimeve me Frashëri, Hoxha, Arapi, Kuro, Bregu, Krasniqi, Beqja, Avdyli, Karabeci duket se bëhen shumë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!