Valixhet gati…kush ikën i pari?

Trajnerë që largohen që në javën e tretë…

Ndjesia e mediave të huaja sportive për mundësinë e largimit të Ronald Koeman nga pankina e Barcelonës evidenton fenomenin e shpeshtë të largimit të teknikëve në javët e para. Pa shtuar këtu dy rastet flagrante në Seria A teksa Verona dhe Kaljari operuan me shpejtësi…

Natyrshëm edhe në realitetin shqiptar mungesa e rezultatëve dukshëm prevalon mbi gjithçka aq sa vetëm me një vështrim të 5 edicionëve të fundit, konstaton se klubet elitare në vend, kanë ndyshuar ‘kah’ që në javën e tretë.

Pesë edicionet e fundit:

2016-2017 (Kampionati i 78-të): Pas javës së 4-t (24.09.16) largohet italiani Çezare Bexhi nga Teuta. Një javë më vonë largohen Adolfo Sormani nga Partizani dhe Marçelo Troisi nga Laçi.

2017-2018 (Kampionati i 79-të): Pas javës së 3-të (24.09.17) largohet durrsaku Stavri Nica nga Laçi, dorëheqje që pasohet nga ajo e uruguajanit Daniel Fernandez në javën e 5-të nga Luftëtari dhe Armando Cungu në javën e 6-të nga Vllaznia.

2018-2019 (Kampionati i 80-të): Pas javës së 3-të (02.09.18) nga pankina e Kamzës largohet Bledar Devolli, i ndjekur një javë më pas nga largimi i Milosh Kostiç nga Luftëtari

2019-2020 (Kampionati i 81-të): Pas javës së 7-të (06.10.19) largohet Sulejman Starova nga pankina e Laçit. Dy javë më pas largohen Dritan Sadedini nga Flamurtari dhe Ardian Mema nga Tirana.

2020-2021 (Kampionati i 82-të): Tirana, pas eliminimit nga Korabi, për 1/16 finalet e Kupës së Shqipërisë, më 12.11.20, vetëm pas dy ndeshjesh për kampionat, shkarkoi trajnerin Emanuel Egbo. Në javën e 3-të, Tiranën e drejton trajneri i ri Nevil Dede. Pas javës së 4-t të kampionatit (25.11.20), Armando Cungu jep dorëheqjen nga drejtimi i Laçit. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!