‘Perandori’ lavdëron Muriqin

Të enjten në Stamboll, ndeshja e parë e grupëve të EL: Gallatasaraji- Lacio.

Sikurse Champions League edhe Europa League rikthehet në fushë për fazën e grupëve. Një duel i fortë të enjten në Stamboll ai mes Gallatasarajit dhe Lacios në program në 18:45.

Duke folur për këtë takim ‘Perandori’ i pankinës turke, Fatih Terim ka theksuar se Grupi E me Lacio, Gallatasaraji, Lokomotiva Moskë dhe Olimpik Marsejë ngjan më shumë me një grup të Champions League.

Terim: “Jemi skuadër e re por në grupin tonë nuk ka favortë. Grupi në nivelin e Champions League”

Ai foli edhe për Vedat Muriqin. Për Sporx ai tha: “Vedat Muriqi është një sulmues i mirë me shumë cilësi. Ai ka një të majtë të fortë dhe di të pozicionohet. Është një finalizues i mirë kur kthehet me fytyrë nga porta. Normale që ai do të ketë një përshtatje periodike. Ka përballë një lojtar të madh para tij si Imobile “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!