Trofeu/ Vijareal triumfon në Gdansk

Finale e Ligës së Europës: Vijareal- Mançester Junajtid 1-1 (11-10 pen)

‘Vijareal1, Emeri 4’. Këto janë shifrat respektivë të skuadrës spanjolle e cila falë penalltive ka fituar për herë të parë Europa League. Një trofe që për teknikun e të vedhëve Unai Emeri është i 4-ti. Tri herë me Seviljen dhe sot me Vijarealin.

Ndeshja:

Një finale e gjitha e bukur për tu ndjekur në Gdansk të Polonisë mes Vijarealit dhe Maçester Junajtid. Moreno në të 29-tën kalon përpara Vijarealin ndërsa me fillimin e dytës Kavani barazoi në të 55-ën. Koha shtesë nuk dha asgjë dhe radha e penalltive.

Aty ku pasi të gjithë lojtarët shënuan dhe zgjidhja iu mbeti në ‘këmbë-duar’ portierëve Ruli dhe De Gea. Pikërisht argjentinasi i skuadrës së Emeri, Zheronime Ruli, goditi saktë të 11-tën dhe priti atë të homologut De Gea.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!