Vllaznia rikthen abonetë, ka perimeter familjar

Nisin kontestimet e para të tifozëve për çmimet e kripura.

Vllaznia e re, ajo e presidentit Alban Xhaferi, nis të funksionojë sipas modeleve të përparuara europiane. Klubi njofton në rrjete sociale se masa e parë e cila përkon me afatet e fillimit të sezonit të ri ka të bëjë me abonetë sezonale.

Sigurisht në paketën parapreke ka lehtësira. Krijimi i një sektori të qetë për familjarë më shumë se një gjetje…

Megjithatë ka nga ata që e shohin këtë praktikë si një manovër për të dyfishuar çmimin e një bilete. ‘Ka qënë 500 lek, tani po e bëjnë 1000 lekë’,komentojnë tifozë të caktuar te zyrtarja e klubit.

Njoftim i klubit Vllaznia:

Të nderuar tifozë të Vllaznisë!

KF Vllaznia dëshiron t’iu informojë se duke nisur nga dita e nesërme, do të fillojë shitja e aboneve sezonalë, e vlefshme për të gjitha ndeshjet që ekipi ynë do të luajë në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në vlerën e abonesë është llogaritur çmimi i biletave me zbritje prej 30 % nga çmimi i biletës normale dhe kjo është bërë për 20 ndeshje (18 ndeshje të kampionatit dhe 2 ndeshjet e tureve të para të Kupës së Shqipërisë) ndërkohë që ndeshjet më të rëndësishme të Kupës do jenë sërish bonus për tifozët që do të bëjnë abonimin sezonal.

Çmimet sipas tribunave për abonetë e sezonit 2021-2022 do të jenë si më poshtë: Tribuna VIP 20 000 lekë Tribuna A+ B 14 000 lekë Tribuna D2-D3 10.000 lekë Tribuna D1-D4 7.000 lekëTribuna C dhe E 4.000 lekë

Të gjithë tifozët e interesuar duke filluar nga dita e nesërme nga ora 09.00- 12.00 dhe më pas, nga e hëna deri të premten çdo javë, të paraqiten pranë zyrave të KF Vllaznia tek stadiumi “Loro Boriçi”.

Ata duhet të kenë me vete një kartë identiteti ose pasaportë, një foto personale si dhe do të plotësojnë një formular.

Të interesuarit mund të telefonojnë edhe në numrin e telefonit +355 67 523 6981

Po ashtu, klubi ka menduar edhe krijimin e një sektori- zone në tribunën qendrore, e cila do të jetë vetëm për familjarët. Për ta përfituar atë, minimumi i shitjes së aboneve është 2 copë.

Me gjithë këto veprime, KF Vllaznia kërkon të lehtësojë sa më tepër hyrjen dhe akomodimin e tifozëve ne shkallet e stadiumit për sezonin e ri futbollistik.

Njoftimi i radhës:

Duke parë interesimin e madh të shkodranëve që jetojnë në Tiranë për të patur një abone sezonale për ndeshjet e Vllaznisë të sezonit 2021-2022, KF Vllaznia ju bën me dije se këto abone mund t’i siguroni edhe në biletarinë pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në kryeqytet çdo ditë ora 10.00- 20.00, duke filluar nga sot e deri ditën e fillimit të kampionatit.Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!