Xhaferi, Vllaznia e gjitha e tij…

Vllaznia i takon bosit shkodran që depozitoi 637.5 milion lek në arkat e Bashkisë Shkodër.
Alban Xhaferi është pronari i ri i klubit shkodran të Vllaznisë. Sponsori që në një vit i ndyshoi fizionominë kuqebluve, fitoi zyrtarisht ankandin për blerjen e 100% të aksioneve.
Njoftimi është bërë nga Bashkia Shkodër ndërsa mes një komunikate zyrtare ka shpallur si fituesin e ankandit për shijen e 100% të aksioneve të KF Vllaznia Sh.A., bashkimin e operatorëve ekonomike “ALBASPORT & ENTERTAINTMENT dhe ALBAPOHOTO” që me ofertën e tyre prej 63 750 000 ( gjashtëdhjetë e 3 milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë lekë) bëjnë të tyrin klubin shkodran.
Këta operatorë përfaqësohen nga Alban Xhaferi duke u kthyer atë në njeriun fuqiplotë te Vllaznia e Shkodrës. Pas shpalljes së fituesit me Xhaferin pronar absolut, pritet që të lidhet edhe kontrata me Bashkinë Shkodër si akt i fundit juridiko-procedurial.
