Tirana nxjerr në siperfaqe…abonetë

Pas Vllaznisë, klubi i Tiranës njofton se ka nxjerrë abonetë për sezonin e ri futbollistik 2021-22. Të gjithë tifozët, të cilët do të duan ta ndjekin nga afër ekipin bardheblu, do të mund të abonohen sipas një skeme favorizuese që sipas drejtuesve kryeqytetas vlen.
Në tribunën VIP aty ku çmimi duket më i lartë një abone kushton 60 mijë lekë, ndërsa tribunat përballë 20 mijë lekë. Sakaq një vend pas porte për gjithë sezonin do të vlejë 7 mijë lekë.
Postimi i Tiranës:
“Në pritje të startimit të kampionatit të Kategorisë Superiore, KF Tirana nxjerr abonetë e anëtarësimit një vjeçar. Sezoni i ri 2021/2022 rezervon vendin tuaj në cdo takim pritës të luajtur në stadiumin “Air Albania”. Abonohu për të ndjekur skuadrën e zemrës dhe për të siguruar vendin tënd në stadium.
Çmimet e aboneve do të variojnë si më poshtë:
TRIBUNA QENDRORE (VIP):
Ë 103 60.000 ALL
Ë 104 60.000 ALL
Ë 105 60.000 ALL
TRIBUNAT PERBALLE:
E101, E102, E103, E104, E105, E106, E107, E108, E109 – 20.000 ALL
E201, E203, E204, E205, E206, E207, E208, E209, E210, E211 – 20.000 ALL
TRIBUNAT MBRAPA PORTAVE:
N101, N102, N103, N104, N105, N106 – 7.000 ALL
N201, N202, N203, N204, N205, N206, N207 – 7.000 ALL
Për çdo informacion të mëtejshëm lutemi të paraqiteni pranë pikave të shitjes të renditura mëposhte.
PIKAT E SHITJES SË ABONEVE:
Biletaria “Selman Stërmasi”
Biletaria “Air Albania””.
