Ernest Muçi nis me supergol në Ekstraklasa

20 vjeçari kryeqytetas “çmend” tifozët më të çmendur, perlë me Legian në javën e parë të kampionatit polak.

Ernest Muçi e nis në mënyrë fantastike sezonin e ri me Legia Varshavë në Ekstraklasa të Polonisë. Ish-sulmuesi i Tiranës në minutën e 28-të ndërmerr një aksion personal dhe pasi krijon hapësirën godet nga afro 30 metra duke shënuar një supergol ndaj Visla Plock.

Topi pasi goditet nga Muçi, plot potencë merr udhën e këndit të djathtë të portierit mik Kaminski duke pushuar në rrjetë.

Talenti kryeqyetas njëri nga sulmuesit me të ardhme të ndritur edhe te kuqezinjtë, u transferua sezonin e kaluar te gjogandët e Legias me të cilin arriti të fitojë titullin kampion. Tashmë edicioni i ri i nisur sot, ka prodhuar ndoshta golin më të mirë të kampionatit të ri…Muçi i jep tri pikë Legias në fitorën 1-0.

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!