Rei Manaj si Mesi, tre gola për Barcelonën A

Shkëlqen Manaj, në tribunë edhe presidenti Laporta.

Gjithë paraditen e sotme u fol për një përfshirje të Rei Manajt me Barcelonën A. Ngjau dhe lushnjari kuqezi shënon tre gola në testin e blaugranëve me Gimnastic Tarragonën.

Mesazhi i qartë- pasi shënoi 14 gola me Barcelona B sezonin e shkuar tani me ekipin A tre gola në nje sfide. Impresionuese. Trajneri Koeman domosdo që ka krijuar tjetër konsideratë. Klubi po e po…

Ndërkaq teknikisht “Mbreti” Manaj realizoi në të 61′. Aleks Kolado dyfishoi në të 85, ndërsa më pas lushnjari 23 vjeçar, për të plotësuar mbrëmjen e ‘jetës’, realizoi dhe dy gola të tjerë në të 87′ dhe 90′ me penallti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!