Çokaj shënon me kokë, Lokomotiva kryeson…

Pas një fitorjeje dhe një barazimi, Lokomotiva kryeson kampionatin kroat pas dy javëve.

Enis Çokaj i vetmi futbollist shqiptar në formacionin e sotëm të Lokomotiva Zagreb, shënon golin e parë të skuadrës së tij ndaj Slaven Belupo. (përfunduar 1-2 për Lokomotiva Zagreb).

Koplikasi 22 vjeçar, së fundi i ftuar nga Edi Reja në grumbullimet me kuqezinjtë ndoqi një aksion në të 22-tën për të goditur me kokë dhe depozituar në rrjetë.

Në fakt te Lokomotiva aktualisht janë të listuar edhe Albion Marku, Jon Mersinaj dhe Arbër Hoxha por sot në fushë u pa vetëm mesfushori që më parë ka luajtur edhe për Laçin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!