Teleteksti i mbrëmjes…
727: Bolivar është ndalur në barazim 1-1 ndaj Oriente Petrolero ndërsa tifozët e Bolivar, kërkojnë me insistim largimin e Armando Sadikut.
727:Isli Hidi i bashkohet Erzenit në Kategori të Parë. Aty ku trajner do të jetë Nevil Dede.
727:Artan Mergjyshi merr timonin e Korabit pas largimit të Agim Canajt.
727:Besar Iseni i bashkohet Besart Krivanjevës te Egnatia. Në të shkuarën të dy futbollistët ishin pjesë e Shkupit në maqedoni të Veriut.
727: Sot është bërë përurimi i shtatores së Fadil Vokrrit. Ajo u vendos pranë stadiumit të Prishtinës pikërisht në ditëlindjen eventuale të 61-të të ish-legjendës së futbollit kosovar.
727: Barcelona- Juventus miqësore në 8 gusht. Mundësia për të ndjekur sërish si rivalë mesin me Ronaldon. Gjithnjë nëse të dy vendosin të vijojojnë me klubet respektive.
727: Borussia Dortmund ka arritur marrëveshjen me Mançester Junajtid për shitjen e sulmuesit Xhejdon Sanço te “Djajtë e Kuq” për 73 milionë paund ose 100 mln euro.
727: PSG njoftoi se ka zgjatur kontratën me trajnerin aktual Mauricio Poçetino deri në vitin 2023.