“Bella Ciao”, Hysaj shënon golin e parë me Lacion

Në gol në testin me Beluno, shkoi dy herë edhe Vedat Muriqi

Mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj u gjend në një situatë të padëgjuar ndonjëherë me tifozët e Lacios pas këngës së kënduarqë përkonte me rezistencën partizane në Itali Bella Ciao.

Kaoi ka vijuar dhe protagonizmi me pankarta kundër tij ka vijuar. Mirëpo ultrasit e djathtë bardhekaltër, të cilët kërcënuan dhe kërkuan llogari, kanë marrë një mesazh nga fusha sot.

Mbrojtësi shqiptar ka shënuar njërin nga golat e shumtë të Lacios në testin e sotëm me Belunon (11-0). Një goditje nga e majta sapo u fut në zonë dhe më pas, përqafimi i ngrohtë i shokëve të skuadrës dhe duartrokitjet e ndjera të publikut të pranishëm në Auronzo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!