Hysaj ‘përndiqet’ nga tifozët

E ku ta dinte Elseid Hysaj që “Bella Ciao” një himn internacional kushtuar luftës për liri, e kënduar nga shkodrani do të bënte lëmsh mardhënjën e tij dhe të klubit me ekstermistë që bëjnë tifo për Lacion.

Ata e kanë konsideruar një provokim, pasi kjo këngë sipas grupimit në fjalë, bie ndesh me atë që tifozët lacialë përfaqësojnë.

Ndërkaq, për të qetësuar dhe qartësuar situatën menjëherë klubi ka dalë në një komunikatë:

Është detyra e klubit që të mbrojë një pjesëtar të tij dhe ta largojë nga instrumentalizimet personale dhe politike që qartësisht në këtë çështje nuk kanë të bëjnë aspak me kontekstin informal dhe miqësor në të cilin u zhvillua episodi”, ndër të tjera në komunikatën e klubit.

Por ekstermistët me spaletat e tifozerisë laciale nuk u stepën aspak ndërsa kanë shtyrë veprimet ekstreme duke vendosur një banderolë fyese në Romën veriore, me mbishkrimin: “Hysaj krimb, Lazio është fashiste”.

Diçka e shëmtuar, shigjetuar shkodranin që me shumë mundësi do largohet pa mbërritur te Lacio. Për tu parë hapat e mëtejshëm të klubit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!