Berhami te Xhenova: E mbyll këtu

36 vjeçari tregon besnikëri, respekt e dashuri ndaj klubit italian

Në një intervistë për ‘Secolo XIX’ lexuesi do të ndeshet me dashurinë dhe vlerësimin e skajshëm të shqiptarit nga Mitrovica me pasaportë zviceriane Valon Berhami:

Unë dua të mbyll karrierën time te Xhenova. Unë rinovova”. Mesfushori zviceran foli për arsyet që e çuan atë të nënshkruajë rinovimin me kuqeblutë:

Kur biseduam për rinovimin nuk u mora me çmimin, ishte një gjest i dashurisë për klubin. Vetëm në këtë mënyrë unë pranova të përfundoja karrierën time me një kampionat i fundit këtu në Xhenova, aty ku filloi gjithçka ”.

Mesfushori më tej lartësoi trajnerin Davide Balardinin me të cilin ka një marrëdhënje të shkëlqyer dhe përsëriti konceptin për zgjatjen e kontratës: “Unë kërkova që të mos konfirmohesha vetëm nga dashuria nga presidenti ose trajneri. Doja që të gjithë të ishin në një mendje për të më konsideruar ende të dobishëm te Xhenova”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!