Verstapen fitues në Austri
Maks Verstapen kthehet në makth për kampionin e botës në fuqi Luis Hamilton. Në Botërorin e vitit 2021 në Formula 1, holandezi i Red Bull arriti sot të dominojë dhe të fitojë bindshëm në pistën e Stiria të Austrisë, Çmimin e Madh të së dielës.
E katërta sezonale për numrin 33 Maks Verstapen i cili kryeson edhe klasifikimin për pilotë me 156 pikë ndaj 138 të britanikut të Mercedes Hamilton.
Luis, falë strategjisë së skuderisë në xhiron e fundit arriti të marrë edhe pikën për xhiron më të shpejtë në pistë. Ai u rendit i dyti ndërsa podiumi i takoi edhe finlandezit Valteri Botas. Perez i katërti ndërsa mjaft mirë sot edhe Ferrari me Leklerk të shpallur si piloti i ‘publikut’.
Vija e mbërritjes: