Triumfon Verstapen, gëzon 60 mijë tifozë

Për kryesusein e Botërorit Maks Verstapen, vjen podiumi numër 50-të.

Maks Verstapen spektakolar me makinën e tij Red Bull në pistën e Spielberg të Austrisë. Në prani të 60 mijë spektatorëve, kryesusesi i Botërorit 2021 në Formula 1, ia doli të nisë dhe të mbyllë i pari garën e nëntë sezonale.

Triumfi i 5 sezonal dhe e treta radhazi për numrin 33 i cili në strehën e skudreisë, dominon dhe në fund feston në mënyrë magjike me mbështetësit portokalli.

I dyti Valteri Botas me Mercedes ndërsa i treti vjen makina e Lando Norris McLaren me podiumin e dytë radhazi në këtë pistë. Norris u votua piloti i ditës ndërsa Verstapen mori edhe pikën e xhiros më të shpejtë.

Zhgënjyes Hamilton i cili renditet i katërti ndërsa dy ferraristët përmes një strategjie si skuadër mbyllën në vendet 5 dhe 6-të.

Pas 9 garave, Verstapen kryeson me 182 pikë. Hamilton 150 ndërsa i treti Serxhio Perez me 104 pikë. Pas dy javëve gara në Britaninë e Madhe në pisten e Silverstone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!