Teuta do përballet me Sherif Tirspol
Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për tirin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Pjesë e shortit ishin edhe ekipet shqiptare si Teuta dhe Shkëndija e Tetovës, të cilat mësuan kundërshtarët e tyre.
Skuadra kampione e Shqipërisë ka peshkuar Sherif Tiraspol të Moldavisë. Në fakt, Sherif Tiraspol figuron një njohje e vjetër pasi në 2017- u ndesh dhe eleminoi Kukësin që asokohe drejtohej nga Ernest Gjoka. Po gjatë këtij shorti Shkëdija e Tetovës u gjend në një pëaballje me Murën e Sllovenisë.
Ndërkaq Prishtina nëse kalon raundin paraeliminator do të sfidojë Ferencvaroshin e Hungarisë.
Liga e Kampionëve:
Shkëndija e Tetovës (Maqedoni e Veriut)-Mura (Sllovenia)
Teuta (Shqipëri)- Sherif Tiraspol (Moldavi)