Ukraina urdhërohet, bluzë pa simbole politike

UEFA në vigjilje të kampionatit Europian ‘Euro 2020’, kërkoi nga Ukraina që të heqë mbishkrimin “Lavdi heronjve” e stampuar në fanellën e verdhë.

Pas reklamimit nga Rusia se parulla të tilla me hartën e Gadishullit të Krimesë në bluza është provokim i qëllimshëm me karakter politik, UEFA urdhëroi duke specifikuar:

Kombinimi specifik i dy parullave konsiderohet të jetë i natyrës politike, me rëndësi historike dhe militariste, kështu që parulla në bluzë duhet të hiqet”, tha UEFA.

“Slogani “Lavdi heronjve, ka qenë prej kohësh një urim tradicional për tifozët tanë në të gjitha stadiumet dhe në të gjitha ndeshjet e ekipit kombëtar të Ukrainës”, shkroi presidenti Andri Pavelko në rrjete. Ai do të takojë emisarë të UEFA-s për të spjeguar situatën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!