UEFA hap hetim për Arnautoviç-Alioski

Uefa ka hapur një hetim disiplinor kundër austriakut Marko Arnautoviç, i cili të dielën pranoi se kishte shqiptuar fjalë fyese gjatë fitores në Kampionatin Evropian kundër Maqedonisë së Veriut (3-1).

Një “inspektor etik dhe disiplinor” janë caktuar për të hetuar incidentin që përfshin mesfushorin 32-vjeçar, tha UEFA në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kjo është nisma e parë e procedurës disiplinore, që synon konstatimin e fakteve, ndërsa UEFA ende nuk ka treguar se cila pikë në kodin e Disiplinës mund t’i atribuohet Arnautoviç.

Lojtari, me origjinë serbe dje, u kërkoi falje në Instagram “miqve të tij nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria”, duke iu referuar “shkëmbimeve të fjalëve fyese gjatë ndeshjes”, pa zbuluar përmbajtjen e tyre.

Disa media kishin folur për fyerje ndaj mbrojtësit të Lids, Ezgjan Alioski me origjinë shqiptare. Pamjet televizive tregojnë se shoku i tij i ekipit David Alaba po përpiqej ta ndalte nismëm e lojtarit me një lumë sharjesh drejt Alioskit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!