Xhaferi lidh Plorin, ‘trurin’ e Vllaznisë
Vllaznia fitoi Kupën e Shqipërisë dhe u rendit e dyta në edicionin e 82 kombëtar të futbollit superior. Ndonëse meritat i shkuan kryesisht Brdariç, zëvënëstrajneri Plori, u konsiderua shpesh si truri i vërtetë i lojës së shkodranëve. Aq sa shumë specialistë të fushës atje, shprehen se do dëshironin ta shihnin gjermano- kroatin Tomas Brdariç pa Plorin në bord…
Gjithësesi, Alban Xhaferi sponsori dhe kandidati kryesor për të qënë presidenti i radhës te kuqeblutë, ka kuptuar mirë se roli i Plorit mbetet determeinant te Vllaznia. Me Brdariç drejt Ballkanit ( mbrëmë u raportua se tekniku ka nënshkruar për Ballkanin në IPKO), ka zjgatur bashkëpunimin me Elvis Plorin
Plori ka firmosur edhe për sezonin 2021/2022 për të qenë në stafin teknik të Vllaznisë së Shkodrës. Me apo pa Brdariç.