Teleteksti i mbrëmjes

727: Beshkitash edhe pse me pikë të barabarta me Gallatasarajin e Fatih Terim (84) shpallet kampion i Turqisë. Disi e pazakontë për një kampionat të tillë ku si kurrë më parë titulli u vendos nga golaverazhi i përgjithshëm.

727:Trofeun e ngriti sot edhe Rejnxhers në Skoci (e kishte fituar me kohë) me tregues të pazakontë. 102 pikë përmes 32 fitoreve, 6 barazimëve dhe asnjë humbje. Ekipi i Stiven Zherard, shënoi 92 gola e pësoi vetëm 13.

727: Trojes dhe Klermont u ngjitën në Ligë 1.Dy skuadrat e Ligës së dytë franceze, pavarësisht humbjeve në javën e fundit ia dolën të marrin biletën fituese.

727: Duket abusrditet, por pas shpalljes së Beshiktashit kampion në Turqi, dhjetra fansa të turqëve në Prizren dolën nëpër rrugë me makina dhe flamuj e simbole të Beshiktashit duke trazuar ‘rrugët’.

727: Dani Alvesh 38 vjeç, kthehet përsëri në kombëtaren e Brazilit. Mbrojtësi, listohet nga Tite për ndeshjet e ardhshme të kualifikuesve të Botërorit ‘Katar 2022’, të cilat Brazili i luan kundër Ekuadorit dhe Paraguait.

727: Robert Levandovski barazoi sot rekordin e legjendës Gerd Myler. 40 gola sezonalë në Bundesligë për sulmuesin polak 32 vjeçar i cili me Bajernin ka dhe një takim për të luajtur në kampionat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!