Sparkata e fundit në La Liga, Bajern për…birra

Festa në Neptuno (Atletiko) apo Cibeles (Real), La Liga vendos sot.
La Liga gati të mësojë sot fituesin e titullit kampion të edicionit 2020-21. Të gjitha ndeshjet e javës së fundit të kampionatit spanjoll duke nisur nga ora 18:00. Kryeson Atletiko me dy pikë më shume se Real Madrid. Skuadra e Simeones luan në transfertë me Vajadaolid ndërsa Real pret Vijareal.
Në Bundesligë Bajerni i korurëzuar kampion pret të bëjë festën tradicionale. Trofe dhe birra. Për tu përcaktuar skuadrat që do të luftojnë për mbijetesë. Këln, Verder dhe Arminia Bielefeld për të mos shoqëruar Shalkën në Bundesligën 2. Po njëra prej tyre shkon në play-out me të tretën e Bundesligës 2.
Seria A, luan tri takime pa llogari. Ata të nesërmet, janë të gjitha të kushtëzuara…
Ndeshjet sot, në tri kampionate elitare në Europë.
Seria A: 20:45
Krotone- Fiorentina
Kaljari-Xhenova
Sampdoria- Parma
Bundesliga: 15:30
Bajern-Augsburg
Dortmund- Leverkusen
Hofenheim- Hertha
Eintraht- Frajburg
Union Berlin- Lajpcig
Këln- Shalke
Verder- Gladbah
Shtutgart- Bielefeld
La Liga: 18:00
Selta Vigo- Betis
Eibar- Barcelona
Hueska- Valencia
Osasuna- Sociedad
Real- Vijareal
Vajadolid-At. Madrid
Elce- Bilbao