Situatë e pazakontë te futbolli i femrave
Situatë e pazakontë në fushë ku luanin skuadrat femra të Partizanit dhe Bilisht Sport.
Gjashtë nga vajzat mike kanë pasur një gjendje të fikëti në fushë duke kaluar momente dobësie, ndërsa dy prej tyre madje janë dërguar me urgjencë në spital.
Dyshohet se lojtaret nga Bilishti të kenë vuajtur një helmin, megjithatë vetëm mjekët në vijim mund të saktësojnë se çfarë e shkaktoi këtë ngjarje
Në të tilla kushte është ndërprerë edhe ndeshja duke qenë se vëmendja kaloi në një tjetër plan, teksa rezultati deri në atë moment ishte 5-0 për Partizanin. Ende vajzat janë nën mbikqyrjen e mjekëve.
.