Femra/ Vllaznia kampione e vendit, Doçi 504 gola

Vllaznia për femra e trajnerit Nikolin Leka, shpallet kampione e Shqipërisë. Ngjau sot teksa pas fitores shtëpiake ndaj Partizanit 11-0, kombinuar me barazimin e Apolonisë me Tiranën, ka mbyllur llogaritë për 2020-21.

Një sukses i madh për ekipin verior ndërsa falë investmit të presidentit Lazër Matija, kjo skuadër jo vetëm dominon skenën e futbollit të femrave në rang kombëtar por përbën dhe bëthamën e ekipt kombëtar të Armir Grimës.

Sakaq, Megi Doçi vijon të thyejë rekord pas rekordi. Sot para ndeshjes me Partizanin, mori bluzen e personalizuar me 500 gola të realizuar në karrierë dhe më pas, shënoi dhe një poker golash duke vulosur tri javë nga fundi jo vetëm titullin kampion kuqeblu, por dhe shifrën e permasave historikë me 504 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!