Tërhiqet Milan, Maldini ndjesë tifozëve
Juventus tërhiqet nga projekti i ‘marrëzisë’ së krijimit të një lige paralele (emërtuar Super League), me UEFA-n në Europë.
Por dhe Milan u dorëzua shpejt, madje duke u kërkuar falje tifozëve kuqezi.
Paolo Maldini, Drejtori Teknik i Milanit, foli për Sky Sport para ndeshjes kundër Sasuolos në program sot. Në fjalën e tij ish-mbrojtësi legjendar tha se askush nuk e kishte pyetur për Superligën europiane dhe se ai ndihej në anën e tifozëve.
“Unë do të doja të theksoja se unë kurrë nuk kam qenë i përfshirë në diskutime në lidhje me Super League, kam mësuar gjithçka të dielën në mbrëmje.
Kjo është diçka që u vendos në një nivel më të lartë se imi. Kjo sinqerisht nuk më përjashton nga marrja e përgjegjësisë dhe duke kërkuar falje ndaj tifozëve që ndiheshin të tradhtuar. Sigurisht që nuk duhet të ndryshojmë parimet e sportit të bëra nga meritokracia dhe ëndrrat “, Maldini.