Partizani më i mirë i sezonit…
Kategoria Superiore, java e 27-të. Partizani- Bylis 3-0 (Stenio Zhunior 1′, Asani 69′, Çinari 84′)
Partizani i Ilir Dajës ka fituar bindshëm sot ndaj Bylis në sifdën e fundit të javës së 27-të të Kategorisë Superiore. Ansambli i kuq shënoi një gol historik për kampionatin shqiptar ndërsa në sekondën e 17-të të takimit shënoi golin e parë me Zhunior.
Jasir Asani në të 69-ën dhe Eraldo Çinari në të 84-ën, listuan emrin si golashënues në fitoren e pastër 3-0.
Një sfidë e cila edhe pse në çaste të caktuara evidentoi raste sporadike për miqtë, dominimi i kryeqytetasëve ishte i jashtëzakonshëm.
Lojë produktive, raste pafund për të shënuar nga të gjithë futbollistët e vijës së parë. Spikat numri 7-të i të kuqëve Çinari i cili sfumoi një mori rastesh fatale. Megjithatë shkodrani asistoi te goli i dytë dhe shënoi të tretin duke përmbushur misionin vetjak e skuadër.
Ndërkaq pati minuta edhe për Ferhan Hasanin. Lojtari tregoi kualitet dhe pas një asistimi në zonë, në mundësinë e dytë kreu një gjuajtje mjeshtërore të cilën Qirko e devijoji mjaft mirë.
Pas këtij suksesi, Partizani merr vendin e dytë të Superiores që udhëhiqet nga Teuta. Faza e katërt nis pasi të luhet turi gjysmëfinal i Kupës së Shqipërisë të mërkurën e ardhëshme.