Dinamo sërish në Peshkopi
Javën e fundit të fazës së dytë, Dinamo mike në Peshkopi u mund 1-0 nga Korabi. Goglat e dërgojnë sërish në Diber për duelin e fazës së tretë.
Pas pozicionit të skuadrave të Kategorisë së Parë në dy fazat e para, vjen më e vështira në këtë pjesë të mbetur sezonale.Në të dy grupet A dhe B, katër ekipet e para do zhvillojnë garën mes tyre për tu ngjitur në Superiore. Por dhe për të fituar një vend në play off duke u renditur në fund si i dytë.
Fituesi mes dy vendeve e dyta të promocionit A dhe B, zhvillon një ndeshje të vetme me vendin e 8-të të Kategorisë Superiore për një biletë në elitë. Në fushën e ekipit të Superiores.
Po ashtu betejë dhe në grupet A e B te skuadrat që luftojnë për të mos u rrëzuar nga kategoria. Të gjitha takimet e ditës së shtunë për Kategorinë e Parë nisin në 13:30.
Programi ndeshjeve nesër 10 prill:
13:30
Grupi A, play off :
Korabi-Dinamo
Vora- Burreli
Grupi A, play out:
Oriku-Besëlidhja
Veleçiku-Partizani B
Grupi B, play out:
Elbasani- Lushnja (Peqin)