Varan me COVID-19, Zidan pa dy mbrojtës
Real-Liverpul dhe Mançester Siti-Dortmund dy ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve.
Lajme jo të mira për Zinedin Zidan përpara ndeshjes së sotme kundër Liverpul në Ligën e Kampionëve.
Siç komunikohet nga klubi spanjoll në faqen e tij zyrtare, Rafael Varan ka rezultuar pozitiv në COVID-19 dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e parë të çerekfinaleve. Mungon dhe Ramos i dëmtuar.
Përpos zhvillimëve ndeshja e sotme kujton finalen e vitit 2018, ku galaktikët triumfuan me rezultatin 3-1 dhe ngjtën në ‘qiell’ trofeun.
Në deklaratën para mediave trajneri francez hodhi idenë se Reali i tij po nënvlerësohet por skuadra do japë përgjigje në fushë.
Ndeshjet sot:
21:00
Real- Liverpul
Siti-Dortmund