Champions, Lahoz drejton Bajern-PSG, Feliks Bryzh te Reali

Çerekfinale: Të martën dhe të mërkurën duelet e mëdha të vajtjes në Champions League.

Mançester Siti-Borusia Dortmund, Porto- Çelsi, Bajern Mynih-PSG dhe Real Madrid- Liverpul janë këto takimet e Ligës së Kampionëve që nisin nesër me ndeshjet e vajtjes.

Të gjitha të rëndësisë së madhe por çiftet Bajern Mynih-PSG dhe Real Madrid-Liverpul duken si më të zjarrtët.

Finalja parashikuar të zhvillohet më 29 maj në stadiumin “Ataturk” në Stamboll.

Ndërkaq UEFA ka caktuar si arbitër kryesor te Real- Liverpul gjermanin Feliks Bryzh ndërsa te Bajern-PSG spanjollin Mateu Lahoz. Ndër gjyqtarët më të mirë në botë.

Te Porto- Çelsi (luhet në Sevilje) slloveni Slavko Vinçiç ndërsa te Siti- Dortmund gjykon Ovidiu Hategan nga Rumania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!