Çmenduri e Kuartararos, triumfon në Doha
Një pilot i ‘çmendur’ francez, fiton Çmimin e Madh të MotoGP e Doha-s në pistën e Losail të Katarit. Fabio Kuartararo në tentativën e madhe ia del të përsërisë suksesin e Yamaha-s javën e kaluar teksa triumfon përpara dy motorëve Ducati të ekipit Pramac.
Johan Zarko lideri aktual i Botërorit u rendit i dyti ndërsa kryesuesi për më shumë se 80% të garës, spanjolli Horge Martìn, mbylli i treti. Vendi i gjashtë për Peko Banjaia pas Vinales. Dy Yamaha të tjerë të ekipit Petronas, Morbideli dhe Rosi nuk arritën të linin gjurmë. Përkatësisht i 12-ti dhe i 16-ti.
Incidenti mes austrlianit Xhek Miler dhe kampionit në fuqi të botës Joan Mir, mjaft i frikshëm. Veprimi i Miler në dukje i qëllimshëm.
Ndërkaq, gara e ardhëshme me 18 prill në Portugali. Aty ku pritet të kthehet pas rikuperimit 8 herë kampioni i botës Mark Markez.