Dinamo për tu ngjitur në ‘Korab’
Korabi-Dinamo. Sot në Peshkopi aty ku vendasit që së fundi drejtohen nga një ish- dinamovit legjendar si Agim Canaj, do të tentojnë fitoren për të parakaluar pikërisht blutë e historisë së madhe e tentuar në vijim vendin e parë.
Të mos ngutemi. Po flasim për një ndeshje të nivelit të dytë në Shqipëri e siç është etiketuar prej disa vitesh njihet si Kategoria e Parë. Dinamo ky emër i madh i Shqipërisë futboll, prej afro një dekade në këtë kampiont.
Një ndeshje më shumë në kalendar: Burreli 34, për tu luajtur Dinamo 32, Korabi 30. A nuk duket e vështirë?
Le të presim se çfarë do të ofrojë dueli i sotëm që mbajti ‘peng’ kalendarin e fazës së tretë të Grupit A për promocionin.
Sot java 18-të, Grupi A:
Korabi-Dinamo 13:30
Formacinet e mundëshme:
Korabi: Mehidri, Dida, Paplekaj, Muça, Duka, Mziu, Çutra, Joti, Topalli, T.Marku, Skuka: Tr: A. Canaj.
Dinamo: E. Bakaj; Plaku, Reçi, Pere, Paterni, Kolgega,Bilali, Da Silva,Fejzaj, Xhixhua, Uelber. Tr: O.Uku