Grupi A, Besëlidhja jashtë zonës së promocionit

Burreli merr fitoren e radhës dhe bashkë me të edhe kreun e rendtijes në Grupin A të Kategorisë së Parë. Ndaj Orikut në ‘Liri Ballabani’ ekipi i teknikut Samuel Nikaj arriti shifrat e pastër 2-0.

Fiton edhe Besëlidhja me Veleçikun 3-0. Ndonëse fraksioni i parë u mbyll pa gola, në të dytën lezhjanët kanë realizuar tri herë duke fundosur përfundimisht Veleçikun e Koplikut.

Ndërkaq në Kompleksin Internacional në Pezë, Partizani B dhe Vora kanë barazuar 1-1. Kësisoji Vora realizon shpëtimin dhe klasifikohet te grupi skuadrave që tentojnë Superioren. Besëlidhja mbetet jashtë dhe do duhet të bëjë llogartitë me ekipet që rrëzohen.

Nesër Korabi-Dinamo.

Rezultatet sot Grupi A:

Besëlidhja- Veleçiku 3-0

Burreli- Oriku 2-0

Partizani B-Vora 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!