Korabi thyen Dinamon, parakalojnë…

Kategoria e Parë Grupi A: Korabi- Dinamo 1-0 (Skuka pen 26′)

Në Peshkopi Korabi vendas dhe Dinamo e Tiranës, startuan me takimin e fundit të javës së 18-të për Kategorinë e Parë. Që në fillim u duk se blutë do ta kishin të vështirë pasi dibranët insistojnë për të kaluar përpara.

Në minutën e 25-të pas një aksioni nga e majta, vendasit fitojnë një penallti. Pranë pikës së bardhë u paraqit Xhulio Skuka i cili me një goditje të kalibruar, mund Bakajn. Minuta e 26-të Korabi bën 1-0.

Pjesa e dytë ishte mjaft e mirë. Dinamo e kërkoi me këmbëngulje barazimin që nuk erdhi kurrë. Në dy-tri momente, vendasit me dyshen Taulat Marku- Skuka mund të kishin arritur te goli i dytë.

Formacionet:

Korabi: Mehidri;Dida, Duka,Joti,Muça,Paplekaj, Mziu,Çutra,Topalli,Taulant Marku,Skuka. Tr: Agim Canaj

Dinamo: Edvan Bakaj, Plaku (Alillari 46′), Reçi, Pere, Paterni, Kolgega,Bilali, Da Silva,Fejzaj, Xhixhua, Uelber. Tr: Olsi Uku.

Gjykon: Andi Koçi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!