MotoGP dhe F1 sot starti i botërorëve
Formula1 dhe MotoGP startojnë sot respeketivisht (17:00) në Bahrein dhe (19:00) në Katar. Dy nga botërorët sportivë më spektakolarë në botë.
Në F1 ai që niset i pari holandezi Maks Verstapen ndërsa në MotoGP Françesko Banjaia me Dukati merr pole-position-in e parë në karrirë. Madje italiani vendos në pistën e Losail rekordin e ri 1.52.772.
Pas tij janë tre motorrë të Yamahas: Fabio Kuartararo, Maverik Vinjales dhe në vend të katërt doktori Valentino Rosi.
Kampioni në fuqi i botës Johan Mir nist i dhjeti.