Markez heq dorë nga dy garat e para të Katarit

Kampioni i madh i GP pritet të kthehet në pistën e Algrave (Portugali) në 18 prill.

Më në fund afron MotoGp me botërorin e vitit 2021 i cili pritet të startojë me dy gara në katar. Fillimisht në 29 mars dhe më pas në 4 prill. Por ky start i sportit më spektakolar në planet, nuk do mund të shohë rikthimin e 8-të herë kampionit të Botës në MotoGP, spanjollin Mark Markez.

Problemet me rikuperimin fizik, janë prezente dhe në dy garat e para në vënd të tij garon Stefan Brad. E deklaron vetë piloti i Honda teksa në Twitter shkruan:

Pas kontrollit të fundit me ekipin mjekësor, ata më këshilluan të mos merrja pjesë në dy garat në Katar kështu që ne do të vazhdojmë me rikuperimin për t’u rikthyer në gara sa më shpejt të jetë e mundur”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!