Dinamo përfundon te Uku
Olsi Uku gradohet sot trajner i parë i bluve..
Prej vitesh pjesë e Dinamos, me përjashtim të pak muajve, kur ai u largua te Tirana si ndihmës i Nevil Dedes në skuadrën e parë.
Olsi Uku ka punuar me moshat e Dinamos, por edhe me skuadrën e parë, madje edhe me ekipet kuqezi të moshave. Një aventurë spikatëse ndërsa ende është në moshë rinore (31 vjeç).
Situata me largimin e gjithë stafit teknik italian dje, ka detyruar presidentin Marko Pontreli të hedhë sytë nga ‘familja’.
Dinamo e publikon në rrjete lajmin:
Olsi Uku është trajneri i ri i Dinamos.Tekniku 31-vjeçar rikthehet në pankinën Blu pas një eksperience të shkurtër si zv.trajner në ekipin e Tiranës. Uku është një njohje e vjetër e ekipit pasi ka qenë në rolin e zv.trajnerit edhe gjatë sezonit të kaluar si dhe trajner i ekipit të 21-vjeçarëve.Trajneri i ri ka mbështetjen e plotë të presidentit Pontrelli dhe stafit blu, ndërsa shihet si zgjedhja më optimale, falë edhe njohjes së skuadrës nga afër.