Moriero e Mikoli ‘addio’ Dinamo

Erdhen me bujë pak muaj më parë por Françesko Moriero dhe Fabricio Mikoli kanë vendosur që të ndërpresin punën si staf teknik i Dinamos së Tiranës që militon në Kategori të Parë.

Duket paradoksale kur mendon se italianët mes tyre nuk merren vesh. Ndoshta ato zërat e parë, të angazhimit të Pontrelit me Dinamon dhe historitë e tij me futbollin italian në të shkuarën, kanë zgjuar ndenja të këqija te dy kampionët Moriero e Mikoli. Ata paraqitën dorëheqjen.

Menjëherë ka ardhur reagimi presidentit Marko Pontreli :

“Zonja dhe zotërinj, të nderuar tifozë, unë kam vetëm një keqardhje të madhe, që nuk mund të shpreh mendimet e mia, ndjenjat dhe dëshirat e mia në gjuhën shqipe. Gjuhë e njerëzve krenarë, direkt, reale si gjithe populli. Kjo do të jetë aventurë e mrekullueshme futbolli. Kam derdhur energji, besova, u gëzova, vuajta si secili prej jush.

Mbërrita në këtë tokë madhështore me vetëdijen se përkushtimi, sakrifica dhe pasioni shpërblehen dhe njihen. Ndihem si lideri juaj i futbollit, personi im dhe fytyra ime do të jenë gjithmonë përpara çdo komponenti të Dinamos tonë për ta mbrojtur dhe për t’u kujdesur. Ju keni fjalen time, fjalen e një njeriu që nuk do ta braktisë kurrë projektin derisa të ketë arritur maksimumin e mundshëm.

Futbollistët janë për mua si fëmijët, tifozët vëllezër, çdo pikë energjie që do të hidhet do të jetë vetëm në funksion të përmirësimit të ekipit.Forca Dinamo ! Rroftë Shqipëria!Presidenti,Marco Pontrelli “, shkruan klubi i cili pasqyron deklaratën e Pontrelit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!