Venger te Kosova? Ademi: U takova si mik
Pas takimit Ademi-Venger në Qatar, pati aludime për të ardhmen e përfaqësuesit të FIFA-s.
Trajneri i famshëm francez Arsen Venger u takua me presidentin e Federetaës së Futbollit Kosovar Agim Ademi në Doha.
Media lokale e kanë komentuar këtë takim të kreut të FFK-së si një takim pune për të bindur ish-trajnerin e Arsenalit në një aventurë me përfaqësuesen Dardane.
Menjëherë ka ardhur reagimi i Ademit teksa sqaron: ‘Unë fola me Venger sot por ska vend për negociata për të marrë detyrën. Ne u takuam, por vetëm miqësisht”, tha kreu i FFK-së.