Ferizaj del nga gara,rrezikon shkrirjen

FC Ferizaj nga një klub dinjitoz rrezikon të shkrihet fare. Raportimet e fundit nga Kosova evidentojnë gjëndjen e rëndë të klubit i cili vjet ishte pjesë e Ipko-s. Për situatën ka fulor edhe vetë klubu nga Ferizaj në rrjete.

Problemet financiare me gjasë kanë çuar në pikën e fundit,aty ku klubi ka qënë i detyruar të dalë me një njoftim aspak të mirë për tifozerinë dhe vetë garën në ligën inferiore të Kosovës duke deklaruar tërheqjen nga gara.

Njoftimi i klubit:

Kriza e madhe financiare që ka kapluar klubin tonë, gjendje e mjerueshme në klub detyrohemi që ndeshjët e radhës mos t’i zhvillojmë̈ fare dhe të largohemi nga garat. Është̈ mëkat i madhë një qytet si Ferizaj me biznesmenë më të fuqishëm në Kosovë të mos përkrahet klubi i vetëm i qytetit me traditë 98-vjeçare.

Lusim kryetarin e Komunës, Agim Aliu aksionarët që janë në klub t’i dalin në ndihmë klubit tonë, përndryshe ky është lajmërimi i fundit para shuarjës. Dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë gjendje të rënd”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!