Rashica, Muriqi e Krasniqi: Gëzuar Kosovë

Vedat Muriqi poston në Twitter urimin për përvjetorin e 13-të të shtetit të Kosovës. ‘Urime përvjetori i Pavarësisë së Kosovës’, shkruan sulmuesi i Lacios.

13 vite më parë, në 17 shkurt, Kosova u shpall shtet të pavarur, demokratik dhe sovran. Me një kontribut të madh jo vetëm të faktorit vendas por dhe të SHBA dhe Shqipërisë.

Të shumtë janë ata që i kanë kushtuar vemendje sot këtij realiteti duke përfshirë edhe personaltete nga bota e sportit.

Milot Rashica ka zgjedhur të “shkrihet” me hartën e Kosovës duke shkruar ‘Gëzuar Kosovë’

Luan Krasniqi ish- boksieri kampion shkruan:

“Kosovë, gëzuar ditën e Pavarësisë!
Sot 13 vjet më parë Kosova fitoi pavarësinë. Një ditë e rëndësishme. Një ditë e madhe”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij zyrtare në “Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!