Ecuria/ Murinjo: Askush nuk ndihet mirë

Zhoze Murinjo foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Volfsberger, për takimin e kthimit në Europa League, u ndal edhe te marrëdhëniet e tij me presidentin Daniel Levy.

Mediat angleze pas ecurisë jo të mirë të Totenhemit kanë aluduar se krerët e Spurs janë vënë në kërkim të një trajneri që mund të pasojë portugezin. Ndryshe mendon Murinjo:

Marrëdhënia ime është e njëjtë që nga dita e parë, ky është respekti dhe komunikimi i hapur. Nuk ka asnjë kontradiktë midis nesh. Të dy ndjehemi në të njëjtën situatë. Mendoj se po përjetojmë të njëjtat ndjenja. Askush nuk është i lumtur, askush nuk është në depresion dhe të dy mendojmë se do të bëjmë më mirë “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!