Poçetino: Lojtarët e mi janë heronj…

Trajneri i Totenhemit, argjentinasi Mauricio Poçetino nuk ka mundur t’i frenojë emocionet e shumta përpara mikrofonave, pas fitores së madhe ndaj Ajaksit në Amsterdam.

“E kam shumë të vështirë të flas. Emocioni është i mrekullueshëm, faleminderit futboll. 

Lojtarët e mi janë heronj, kam një vit që i them të gjithëve që kam një grup heronjsh. 

Faleminderit futboll, ky emocion nuk është i mundur pa futbollin. Faleminderit të gjithëve që kishit besim te ne. Është e vështirë të përshkruaj me një fjalë se çfarë ndjej. 

Po flisnim përpara ndeshjes se kur punon dhe kur ndjen dashuri nuk është stres, por pasion. Treguam se e duam sportin e futbollit. 

Është e vështirë të konkurrosh në këtë nivel. Jam shumë mirënjohës që jam trajner. Të jem pjesë e futbollit dhe të marr pjesë në një mbrëmje të tillë. Të gjithë janë heronj, por Moura ishte superhero.”

Më pas, trajneri Poçetino nuk mundi t’i mbante lotët…

“Nuk dua të harroj familjen time, kjo është edhe për ta. Duhet të jemi gati për ndeshjen e radhës të dielën dhe më pas do të përgatitemi për finalen,”- deklaroi pas ndeshjes trajneri Poçetino për kanalin televiziv britanik “BT Sport”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!