Lukas: Jam shumë i lumtur, jemi një familje

Shënuesi i tripletës që i dha finalen e madhe Totenhemit, braziliani Lukas Moura, i befasuar edhe vetë me atë çka bëri ndaj Ajaksit, duke folur pas ndeshjes me gazetarët, suksesin ka dashur ta ndajë me shokët e skuadrës. 

“Është e pamundur të shpjegoj se çfarë ndjej në këtë moment. Jam shumë, shumë i lumtur dhe krenar për shokët e mi. Gjithmonë kemi besuar te ky moment, se ishte i mundur. Dhamë gjithçka dhe e merituam këtë moment. Jemi një familje. Është e pamundur të shpjegoj. 

Nuk isha vetëm unë sonte, por e gjithë skuadra. Të gjithë punuan fort. Ishte shumë e vështirë të luaje këtu ndaj Ajaksit, por gjithmonë kisha besim. Edhe pa lojtarët më të mirë ia dolëm.

Duhet të luftojmë në çdo ndeshje kështu. Futbolli është fantastik, na jep momentet të tilla, që nuk i imagjinojmë dot. Ky është momenti më i mirë në karrierën dhe jetën time,” – u shpreh heroi i mbrëmjes së Amsterdamit, braziliani Lukas Moura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!