Tirana kthehet te fitorja, “ujqërit” mbetën në “fole”

Me bardheblutë, debuton Taulant Seferi.

Tirana kthehet te fitorja ndërsa ndaj Kastriotit, në ‘Selman Stermasi” ia del të marrë tri pikë shumë të vyera për objektivin titull.Bardheblutë e panë vetëm poshtë një goli ndaj Kastirotit për më pas ia dolën të përmbysin me golat e Bathës dhe Muçit.

Në Korçë Partizani në tapetin e zbardhur nga dëbora e pa vetën shpejt në epërsi të dy golave. Fillimisht Bardhi me kokë te shtylla e dytë që në të 3-ën 0-1 dhe më pas në të 7-ën Solomon autorë të golave të kuq.

Në të 64-ën Mensah, hapi takimin për vendasit por “ujqërit” edhe në acarin e stinës, mbetën në fole duke pranuar dështimin 1-2.

Në Fier, Apolonia fitoi 1-0 ndaj Laçit me një gol të shënuar nga Gjata në minutën e 23.

Shifrat: Java e 14-të.

Tirana- Kastrioti 2-1

Apolonia- Laçi 1-0

Skënderbeu- Partizani 1-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!